Telegrafi

Arsenali fiton me rezultat komod si mysafir i Leicesterit

Arsenali e ka mposhtur Leicesterin në Kin Power Stadium me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Dhelprat kaluan në epërsi me anë të Youri Tielemans.

Por, epërsia e tyre u shua qysh në pjesë të parë me The Gunners që shënuan dy gola.

Golin për 1-1 e realizoi David Luiz në minutën e 39-të nga një asistim i bashkëkombësit të tij, Willianit.

Topçinjtë e fituan më pas një penallti të cilën në gol e konvertoi Alexandre Lacazette (45+2).

Edhe 45 minutat e dytë u dominua nga Arsenali që arriti të shënonte edhe golin e tretë.

Ishte Nicolas Pepe që shënoi me lehtësi në minutën e 52-të për 3-1 nga një asistim nga Willian.

Skuadra që drejtohet nga Mikel Arteta e mbajti këtë rezultat deri në fund për t’i fituar tri pikë mjaftë të rëndësishme.

Pas javës së 26-të, Leicesteri gjendet në vendin e tretë me 49 pikë, derisa Arsenali është në të nëntin me 37 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore