Site icon Telegrafi

Arsenali fiton me përmbysje ndaj Fulham, kthehet lider në Ligën Premier

Arsenali ka marr një fitore të madhe ndaj Fulham me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Topçinjtë ishin më të mirë në pjesën e parë duke rrezikuar në dy raste.

Fillimisht ishte Gabriel Martinelli që goditi shtyllën në minutën e 29-të.

Pas tij rrezikoi Bukayo Saka, por Bernd Leno ishte në vend.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët të parët që shënuan, duke e gjetur rrjetën në minutën e 56-të me sulmuesi Aleksandar Mirovic.

Por Arsenali barazoi shifrat në minutën e 64-të, kur Saka gjeti Martin Odegaardin që shënoi për 1-1.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563585614859337728

Sulmet e skuadrës së Mikael Artetas nuk u ndalën me Gabreil që gjeti golin e epërsisë në minutën e 86-të për 2-1.

https://twitter.com/FootyHub12/status/1563591370995933184

Fulham kishte një rast në fund, por portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale ishte në vend.

Me këtë fitore Arsenal është lider pas katër javësh me 12 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version