Site icon Telegrafi

Arsenali fiton pastër ndaj Stoke Cityt

Arsenal (Getty Images)

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Stoke Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Ligës Premier.

Topçinjtë kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi kanë fituar ndaj Stoke Cityt në një ndeshje jo edhe të lehtë për ta.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të skuadrës së Arsene Ëengerit, por të cilët nuk patën fat dhe shkuan në pushim pa gola.

Shaqiri iu krijoi shumë probleme Arsenalit (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Arsenali rriti trysninë dhe sulmet, por golin e gjeti vetëm në minutën e 75-të ku, Pierre-Emerick Aubemayang shënoi nga penalltia për epërsinë 1-0.

 Aubameyang hapi serinë e golave (Getty Images)

Sulmuesi nga Gaboni doli në pah përsëri në minutën e 86-të duke gjetur edhe golin e dytë personal dhe të 2-0 për Arsenalin.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte u shfaq edhe sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të duke vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 3-0.

Aubameyang  dhe Lacazette vulosën fitoren (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 51 pikë, ndërsa Stoke City në vendin e 19-të me vetëm 27 pikë.

Në ndeshjen e radhës, londinezët e presin Southamptonin, ndërsa edhe Stoke luan në shtëpi ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cGnzYHVbenA

https://www.youtube.com/watch?v=fnKd4AlzVRk

https://www.youtube.com/watch?v=EhZQvKDWa-c

 

 

Exit mobile version