Telegrafi

Arsenali fiton në shtëpi ndaj Sevillas, një hap afër kalimit në fazën tjetër

Arsenali ka arritur të shënojë fitore ndaj Sevillas me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lojtarët e Mikel Artetas e nisën shumë më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Jorginhon.

Në minutën e 30-të, erdhi goli i epërsisë për Topçinjtë, kur Bukayo Saka asistoi te Leandro Trossard i cili shënoi për 1-0.

Edhe në pjesën e dytë rastet i takuan Arsenalit, që me Kai Havertz ishin afër golit të dytë në minutën e 55-të.

Pas disa minutash, Bukayo Saka kësaj radhe ishte i saktë për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Arsenali mori fitoren e tretë në fazën e grupeve, ku me nëntë pikë është lider.

Në anën tjetër Sevilla është e fundit me 2 pikë. /Telegrafi/