Telegrafi

Arsenali fiton në momentin e duhur (Video)

Skuadra londineze Arsenal ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim tek Everton 0-2.

‘Topçinjtë’, kanë shënuar fitore të rëndësishme, e cila i mbanë ende në garë për titullin e kampionit.

Ka qenë sulmuesi anglez, Dany Welbeck që ka shënuar golin e parë në ndeshje pas një asistimi nga kiliani Alexis Sanchez.

Everton provonte të barazonte rezultatin por mbrojtja e londinezve në këtë takim ishte mjaftë mirë e organizuar.

Kur skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në pushim, talenti i ri Iwobi pranoi një top të gjatë nga Bellerin dhe doli përballë portierit për të shënuar për 2-0.

Edhe në pjesën e dytë Everton tentoi me anë të Lukakus për të shënuar mirëpo një gjëje të tillë nuk ia doli dhe kështu Arsenal arkëtoi tri pikë tejet të rëndësishme.

Me këtë fitore Arsenal vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 55 pikë, tetë më pak se lideri Leicester City. /Telegrafi/

 

Everton 0:2 Arsenal Iwobi

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-19

 

Everton Football Club 0:1 ArsenalDanny Welbeck ‘7 (Super asistim Alexis Sanchez)

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-19