Telegrafi

Arsenali fiton në minutat e fundit

Topçinjtë e panë veten në disavantazh pas tetë minutash lojë pas golit të shënuar nga Danny Pugh, por arritën të barazojmë në minutën e 32-të kur Nicklas Bentner shënoi pas një harkimi të kapitenit Cesc Fabregas për të mposhtur portierin Thomas Sorensen.

Edhe pse vendasit luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 66-të pas përjashtimit Ryan Shawcross, rezultati mbeti i barabartë deri në çastet e fundit të ndeshjes, kur topçinjtë shënuan dy gola të shpejtë. Së pari Cesc Fabregas shënoi nga pika e bardhë në minutën e fundit të kohës së rregullt për t’i dhënë avantazhin 2-1 Arsenalit.

Rezultatin e vulosi një gol tjetër i shënuar nga Thomas Vermaelen në minutën e katërt shtesë. Një goditje e Thomas Rosickyt u mbrojt nga portieri vendas, por aty u gjend shpejt Cesc Fabregas që asistoi për belgun, i cili shënoi golin e tretë për topçinjtë.

Fitorja e sotme e afron Arsenalin dy pikë afër Manchester United dhe tre pikë larg kreu të tabelës, ku qëndron Chelsea./Telegrafi/