Telegrafi

Arsenali fiton në fund ndaj Burlneyt, Sanchez ia siguron tri pikët (Video)

during the Premier League match between Burnley and Arsenal at Turf Moor on November 26, 2017 in Burnley, England.

Arsenali ka fituar mes shumë vështirësive në fund të ndeshjes me rezultat 1-0 në udhëtim te Burnley.

Gjiganti londinez ka arritur një fitore të vështirë, por të madhe në udhëtimin e tyre te Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit anglez.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger ka vuajtur mungesën e yllit gjerman, Mesut Ozil, i cili në ndeshje të tilla mund ta bëj diferencën me ndonjë asistim perfekt dhe u mjaftua vetëm me një gol në minutat shtesë që ia dhuroi fitoren.

Granit Xhaka duke kërkuar nga gjyqtari ndëshkimin e kundërshtarit të tij (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ishte pothuajse e barabartë, me vendasit që ishin për një nuancë më të mirë, pasi patën një goditje drejt portës.

Ishte Johann Gudmundsson (15’), i cili rrezikoi portierin Petr Cesh, por nuk arriti të gjej golin dhe skuadrat shkuan pa gola në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të këndellet dhe t’i jap më shumë volum lojës duke rrezikuar disa herë, por goli i fitores erdhi vetëm në minutat shtesë dhe u shënua nga Alexis Sanchez, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për ta vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 1-0.

Xhaka gjatë një ndërhyrje në Gudmundsson (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Topçinjtë ngjiten në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Burnley në vend të shtatë me 22 pikë të mledhura.

Në ndeshjen e ardhshme, skuadra londineze e pret në shtëpi Huddersfieldin, ndërsa Burnley udhëton drejt Bournemouthit. /Telegrafi/