Arsenali ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës me rezultat 2-0.
Topçinjtë ishin më të mirë prej fillimit deri në fund duke i radhitur rastet para portës së Alex Meret.
Arsenalit iu deshën vetëm 15 minuta ta gjejnë golin e parë.
Një aksion i bukur i tyre u shndërrua në gol pas asistimit të Maitland-Niles drejt Aaron Ramseyt.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Kalidou Koulibaly shënoi në portën e tij pas një goditje të Torreiras.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë edhe pse skuadrat u hapën dhe kishte shumë raste, nuk erdhi asnjë gol.
Ramsey dhe Aubameyang kishin raste të mira në fund, por goditjet e tyre nuk e qëlluan kuadratin.
Arsenali do të udhëtojë te Napoli me një rezultat shumë të mirë nga ndeshja e parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nWbfGtEPzzc
https://www.youtube.com/watch?v=oAmMA-IqGmQ