Arsenali ka triumfuar në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier ndaj Watfordit me rezultat 3-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin The Gunners, që realizuan me anë të Martin Odegaard pas vetëm pesë minutash lojë, me Bukayo Sakan që ishte asistuesi.
Por, Watfordi i barazoi shifrat vetëm gjashtë minuta me golin e shënuar prej Cuchos, që u asistua prej Kikos.
That was special! 🇨🇴✨#WATARS | @cucho1099 pic.twitter.com/4oCwzYj1Tg
— Watford Football Club (@WatfordFC) March 6, 2022
Mirëpo, Arsenali e riktheu epërsinë me golin e realizuar prej Sakas që shënoi në minutën e 30-të, e u ndihmua prej Alexandre Lacazettes.
45 minutat e dytë sërish filluan më mirë për mysafirët, pasi ia dolën të shënonin edhe golin e tretë të takimit.
Ahead at the break 💪
🟡 1-2 🔴 (HT)#WATARS pic.twitter.com/h27ONVLsaV
— Arsenal (@Arsenal) March 6, 2022
Në minutën e 52-të, Lacazette ishte sërish asistuesi, ndërsa Gabriezl Martinelli realizoi për 3-1.
Deri në fund, Watfordi nuk u dorëzuar dhe arriti të bënte presion të lartë mbi Arsenali, duke shënuar për 3-2 me anë të Moussa Sissokos (87′), mirëpo fitorja u takoi londinezëve.
Pas javës së 28-të, Arsenali gjendet në vendin e katërt me 48 pikë, një më shumë se Manchester United që ka një ndeshje më pak dhe pas pak çastesh luan me Manchester Cityn. /Telegrafi/