Arsenali ka fituar ndaj Southamptonit me rezultat 0-2 në Ligën Premier.
Mysafirët kontrolluan lojën, por kjo ishte një fitore mjaft e vështirë.
Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa shansin më të mirë e kishte Aaron Ramsey në minutën e 15-të.
Golin e parë në takim e shënoi Alexis Sanchez në minutën e 60-të pas asistimit nga Mesut Ozil.
Kiliani bëhet lojtari i parë i Topçinjve që shënon më shumë 20 gola sezonal në Ligën Premier që nga Robin van Persie (30) në sezonin 2011/12.
Golin e qetësisë e shënoi Olivier Giroud në minutën e 83-të.
Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në pozitën e pestë me 66 pikë, kurse Southamptoni në vendin e 10 me 42 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është ndaj Stoke Cityt. /Telegrafi/