Telegrafi

Arsenali fiton minimalisht në udhëtim te Nottinghami

Arsenali ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Nottingham Foresti në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Përkundër dominimit të Gunners dhe rasteve nga të dyja skuadrat, nuk u shënua asnjë gol.

Në 45 minutat e dytë ishte një tjetër skenar dhe Arsenali i dinte se duhet të fitonte për t’i qëndruar afër Liverpoolit në krye.

Golin e parë për Topçinjtë e shënoi Gabriel Jesus që u asistua nga Oleksandr Zinchenko në minutën e 65-të.

Shtatë minuta më vonë, Bukayo Saka realizoipër 2-0, ndërsa Jesus kaloi në rolin e asistuesit.

Gunners u vunë në presion në minutën e 89-të kur Taiwo Awoniyi shënoi për 2-1, por që nuk arritën të bënin më shumë se kaq.

Pas javës së 22-të, Arsenali ka 46 pikë, dy më pak se Liverpooli, gjersa në xhiron e 23-të dy skuadrat do jenë përballë njëra-tjetrës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore