Site icon Telegrafi

Arsenali fiton me lehtësi ndeshjen e parë në Ligën e Evropës

Arsenali ka shënuar fitore të lehtë në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës 4-2 ndaj Vorskla Poltava.

Skuadra angleze që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë duke dominuar totalisht mysafirët.

Por për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 32-të, kur shënoi Pierre Emerick Aubameyang pas asistimit nga Iwobi.

Me epërsinë minimale të Topçinjve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Londinezët golin e dytë në ndeshje e arritën tre minuta pasi filloi pjesa e dytë.

Danny Welbeck shënoi pas asistimit nga Henrikh Mkhitaryan në minutën e 48-të.

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang shënoi golin e dytë personal në këtë takim dhe të tretin për Arsenalin në minutën e 56-të

Ndërkohë për 4-0 u përkujdes mesfushori gjerman, Mesut Ozil.

Për mysafirët dy golat u shënuar nga mbrojtësi Chesnakov dhe mesfushori Sharpar.

Për ukrainasit nga minuta e parë luajti mbrojtësi nga Kosova, Andin Dallku, ndërsa Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi te Arsenali nuk ishin ftuar fare duke i lënë trajneri Emery në pushim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=N94fV6LigQs

Exit mobile version