Arsenali është rikthyer te fitoret në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Southamptonin me rezultat të thellë 3-0.
Që nga fillimi i ndeshjes, londinezët ishin më të mirë dhe pas 21 minutave gjetën golin e parë.
Bukayo Saka asistoi për mrekulli te Alexandre Lacazette i cili realizoi një gol të bukur për 1-0.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Topçinjtë shënuan edhe golin e dytë, ku kësaj radhe Tierney asistoi për Martin Odegaard i cili ngriti epërsinë e tyre në 2-0.
Me epërsinë prej dy golave të londinezëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Kur kaluan një orë lojë, Arsenali shënoi edhe golin e tretë, me brazilianin Gabriel që ishte realizues.
Me këtë fitore Arsenali është ngritur në pozitën e pestë me 26 pikë të tubuara.
Ndërkohë Southampton mbetet në vendin e 16-të me 16 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve. /Telegrafi/