Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Dundalk në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Trajneri Mikel Arteta kishte startuar në këtë ndeshje me formacion të kombinuar, ku hapësirë më shumë iu dha talentëve të klubit, por nga minuta e parë ishin në fushë edhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Goli i parë në ndeshje erdhi pas një gabimi në mbrojtje të mysafirëve, ku shënoi Edward Nketiah në minutën e 41-të të ndeshjes.
https://twitter.com/afctrends/status/1321916333093724166
Pa u mbyllur pjesa e parë gol të bukur realizoi edhe Joseph Willock për 2-0, rezultat me të cilin shkoi në pushim Arsenali.
Me të filluar pjesa e dytë, Nicolas Pepe, shënoi gol të bukur nga jashtë zonës për 3-0.
https://twitter.com/afctrends/status/1321922146021609473
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Arsenali mori fitoren e dytë, që e mban në vendin e parë në grup me gjashtë pikë. /Telegrafi/