Site icon Telegrafi

Arsenali fiton me lehtësi ndaj Bournemouthit (Video)

Arsenali ka fituar ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wenger i është kthyer fitoreve në kampionat në ndeshje ndaj Bournemouthit, pas dy humbjeve radhazi ndaj Stoke Cityt dhe Liverpoolit.

Topçinjtë e dominuan gjithë ndeshjen dhe këtë e tregoi goli i hershëm i tyre në minutën e gjashtë me anë të Danny Welbeck, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Sead Kolasinac.

Welbeck festoi golin së bashku me Xhakën

Goli i dytë i gjigantit londinez erdhi nga sulmuesit francez, Alexandre Lacazette, i cili shënoi në minutën e 27 pas asistimit të Welbeck dhe dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 2-0.

Lacazette po tregon formë të mirë në ndeshjet e para

Në pjesën e dytë, Topçinjtë arritën ta menaxhojnë mirë ndeshjen dhe shënuan edhe një gol tjetër, i cili i blindoi fitoren me rezultat 3-0.

Ishte përsëri Welbeck, i cili shënoi në minutën e 50 pas asistimit të Aaron Ramseyt duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj ndeshjes, Arsenali renditet në vendin e nëntë me gjashtë pikë dhe javën e ardhshme luan në udhëtim te Chelsea, ndërsa Bournemouth gjendet në vendin e 19 më asnjë pikë dhe në ndeshjen e ardhshme e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/

Exit mobile version