Arsenali ka shënuar fitore si mysafir i Bodo/Glmit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës.
Trajneri Mikel Arteta për këtë ndeshje kishte pushuar disa nga lojtarët kryesorë.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 24-të nga Bukayo Saka.
https://twitter.com/garrasports_mx/status/1580620910864007168
Edhe pjesa e dytë sikurse e para nuk solli shumë raste, duke bërë që Arsenali të marr tri pikët e radhës.
Tani Arsenali ka nëntë pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa e dyta është Bodo/Glimt me katër pikë./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore