Arsenali ka shënuar fitore të thellë me rezultat 8-0 ndaj ekipit Viking.
Arsenali kishte të ftuar pothuajse të gjithë lojtarët më të rëndësishëm.
Megjithatë, aty mungoi Granit Xhaka, shkruan Telegrafi.
Ende nuk dihet pse Xhaka nuk ishte i grumbulluar në këtë sfidë, por Arsenali duket se nuk e pati problem këtë fakt.
Xhaka pritet të jetë titullar në start të sezonit të Ligës Premier. /Telegrafi/