Alexandre Lacazette është në dispozicion të Unai Emeryt në ndeshjen e Ligës së Evropës.
Francezi ishte përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen që Arsenali e humbi 1:0 kundër BATE Borisovit.
Sulmuesi u ndëshkua pas përleshjes fizike me Aleksandar Filipovicin dhe Komisioni Disiplinor i UEFA-s, e kishte suspenduar me tri ndeshje mos lojë.
https://youtu.be/uLQnfqYOAtk
Lojtari nuk u paraqit në ndeshjen kthyese me skuadrën e bjelloruse si dhe takimin e parë me ekipin francez.
Por UEFA konfirmoi të martën se pezullimi është reduktuar në dy ndeshje dhe tashmë pasi nuk është paraqitur në takimet paraprake, lojtari do të mund të luajë kundër Rennesit në Emirates Stadium.
Ndryshe, ndeshja mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në kryeqytetin britanik, me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/
🗞 Good news ahead of our #UEL second leg against Rennes…
🚨 @LacazetteAlex will now be available for selection
More information 👇
— Arsenal (@Arsenal) March 12, 2019