Arsenali ka shfaqur interesimin për talentin brazilian, Gabriel Jesus, duke e bërë ata një ndër shënjestrat kryesore për afatin kalimtar të verës.
Jesus aktualisht luan për Palmeiras dhe cilësohet si një ndër talentet më të mëdhenj në Amerikën e Jugut dhe për njohësit e futbollit ai është Neymari i ri.
Topçinjtë kishin shfaqur interes për atë edhe në janar, por tani sipas The Sun, Arsene Wenger e dëshirona atë me çdo kusht gjatë verës.
Gabriel kërkohet edhe nga gjysma e Evropës, por londinezët janë klubi që prijnë garën deri më tani. /Telegrafi/