Arsenali ka fituar si mysafir i Evertonit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pestë në Ligën Premier.
Topçinjtë e nisën mirë ndeshjen duke shënuar me Gabriel Martinellin, po që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Mikael Arteta bëri ndryshimet e nevojshme për 45minutat e dyta.
Arsenali gjeti golin e epërsisë në minutën e 69-të, kur Bukayo Saka asistoi te te Leandro Trossard që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/FocusArsenal/status/1703454826904920442
Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk pati dhe Arsenali mori fitoren e radhës.
Arsenali me këtë fitore ka 13 pikë, dy më pak se Manchester City që është lider./Telegrafi/