Arsenali ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e javës së 33-të në Ligën Premier, duke e mposhtur Watfordin si mysafir me rezultat 1-0.
Ndeshja nisi shumë mirë për Arsenalin që arriti të shënojë që në minutën e 10-të.
Një gabim trashanik i Ben Foster, bëri që Pierre-Emerick Aubameyang, të shënojë për 1-0.
Por fati i Arsenalit zgjati edhe një minutë më pas.
https://twitter.com/ArsenaIGoalsTM/status/1117868797375815681
Sulmuesi Troy Deeney mori karton të kuq pas një goditje me bërryl në fytyrë ndaj Lucas Torreiras.
Në minutën e 26-të Arsenali rrezikoi përsëri. Foster bëri një pritje të madhe pas goditjes së Alex Iwobit.
https://twitter.com/ArsenalPoland/status/1117870152081530880
Watford u kundërpërgjigj me Etienne Capoue, por as ky nuk arriti t’i ndryshojë shifrat.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Arsenalit.
Mkhitaryan në pjesën e dytë e kishte rastin më të mirë për Arsenalin, por Foster ia mohoi golin në minutën e 57-të.
Adam Masina në minutën e 62-të rrezikoi për vendasit, por as ky nuk kishte sukses.
Në fund provoi edhe Andre Gray i Watford, por shifrat nuk ndryshuan.
Pas kësaj fitoreje Arsenali ngjitet në pozitën e katërt në Ligën Premier me 66 pikë, aq sa ka edhe Chelsea që është një pozitë më poshtë. /Telegrafi/