Telegrafi

Arsenali është më i qetë me rikthimin e Koscielnyt – thotë Emery

Arsenali duhet që të përkrahë fuqishëm Laurent Koscielnyn pasi mbrojtësi ka bërë hapa para në rikuperimin e tij nga lëndimi.

Qendërmbrojtësi nuk ka luajtur që prej dëmtimit të tendinës së akilit në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Koscielny bëri të ditur pensionimin e tij nga futbolli me kombëaren për Canal+ më herët gjatë muajit, duke pranuar se kishte ndjenja të përziera kur pa bashkëlojtarët duke triumfura për Kupën e Botës.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne sepse është kapiteni jonë”.

“Ai po fillon këtë javë me stërvitje dhe është shumë lajm i mirë për ne. Mendoj se duhet t’i japim vetbesim, të jetë më afër me ne, sepse ishte lëndim i madh”.

“Por, tash ai po bëhet më i mirë, ai po stërvitet me ne dhe disa gjëra janë shumë pozitive”.

“Ne duhet të jemi të qetë me të. Të qetë sepse kemi nevojë që ai të punojë në stërvitje dhe të luajë disa ndeshje të improvizuara në stërvitje dhe më pas edhe të paraqitet”, u shpreh Emery.

Koscielny i cili ka 51 paraqitje për kombëtaren franceze u emërua kapiten nga trajner i ri Emery në përgatitjet parasezonale edhe pse mbrojtësi ishte i lënduar. /Telegrafi/