Telegrafi

Arsenali është gati të bëjë ofertën e parë për Zahan

Wilfried Zaha (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Arsenali është i gatshëm të bëjë një ofertë për yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.

Sipas mediumit anglez Sky Sports, Zaha dëshiron të largohet nga Palace dhe Arsenali pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin.

Kuptohet që 26-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Londër dhe të luajë në futbollin evropian.

Lexo po ashtu Emery iu kërkon drejtuesve të Arsenalit të 'thyejnë bankën' për transferimin e Zahas

Klubi të cilin Zaha e ka pëlqyer si fëmijë, Arsenali, pritet të bëjë një ofertë pasi përfaqësuesit kanë mbajtur bisedime fillestare, duke shprehur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Megjithatë, Palace, të cilët e humbën Aaron Wan-Bissaka tek Manchester Unitedi për 50 milionë, nuk dëshiron të shesë Zahan dhe e vlerësojnë atë në 80 milionë funte.

Nëse një marrëveshje përfundon me sukses dhe Zaha shitet, United fiton 25 për qind të shitjes pasi ka një klauzolë pasi u ribashkua Palace nga Old Trafford në 2015. /Telegrafi/