Arsenali është i gatshëm të bëjë një ofertë për yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Sipas mediumit anglez Sky Sports, Zaha dëshiron të largohet nga Palace dhe Arsenali pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin.
Kuptohet që 26-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Londër dhe të luajë në futbollin evropian.
Klubi të cilin Zaha e ka pëlqyer si fëmijë, Arsenali, pritet të bëjë një ofertë pasi përfaqësuesit kanë mbajtur bisedime fillestare, duke shprehur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Megjithatë, Palace, të cilët e humbën Aaron Wan-Bissaka tek Manchester Unitedi për 50 milionë, nuk dëshiron të shesë Zahan dhe e vlerësojnë atë në 80 milionë funte.
Nëse një marrëveshje përfundon me sukses dhe Zaha shitet, United fiton 25 për qind të shitjes pasi ka një klauzolë pasi u ribashkua Palace nga Old Trafford në 2015. /Telegrafi/