Telegrafi

Arsenali eliminon Leicesterin nga Carabao Cup

Eddie Nketiah (Foto: Tim Keeton - Pool/Getty Images)

Arsenali ka fituar si mysafir i Leicester Cityt në kuadër të Carabao Cup me rezultat 2-0.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja palët, por që topçinjtë ishin më me fat.

Kjo tregon edhe tek goli i parë që erdhi në fillimin e pjesës së dytë, kur u shënua auto gol nga Christian Fuchs.

‘Dhelprat’ tentuan të kthehen në lojë, por që nuk ia arritën.

Krejt në kohën shtesë, ishte Edward Nketiah, që e mbylli takimin me golin e tij.

 

Arsenali me gjasë do të takohet me Liveprooli në raundin tjetër, pasi The Reds do të takohen me skuadrën Linocoln. /Telegrafi/