Telegrafi

Arsenali eliminohet nga Kupa FA

Në takimin e zhvilluar në Emirates, skuadra që bën gara në ligën Championship shënoi vetëm një gol, i cili mjaftoi për të vazhduar tutje.

Një top i mbrojtur nga Szczesny shkoi te këmbët e Kazim-Richards, i cili arriti ta dërgojë në portë (72’).

Në minutat e mbetura të lojës, vendasit nuk arritën që së paku të siguronin përsëritjen e ndeshjes dhe në këtë mënyrë u përjashtuan nga FA Cup. /Telegrafi/