Telegrafi

Arsenali e shkatërron Standard Liegen, katër gola për kreun e grupit

Arsenal . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të thellë ndaj Standard Liegen me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Trajneri Unay Emery në këtë ndeshje pushoi pothuajse të gjithë lojtarët e ekipit të parë, duke iu dhënë mundësi të rinjve.

Në këtë ndeshje befasi e këndëshme ishte 18 vjeçari brazilian Martinelli që shënoi dy herë në minutat 13 dhe 16.

Gabriel Martinelli . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Në minutën e 22-të erdhi edhe goli për 3-0 nga Joseph Willock, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Arsenali e ndali paksa ritmin.

Daniel Ceballos shënoi golin për 4-0, që ishte edhe i fundit në këtë përballje.

Dani Ceballos e Shkodran Mustafi . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Shkodran Mustafi (Arsenal) dhe Mërgim Vojvoda (Standard) luajtën gjatë gjithë ndeshjen.

Me këtë fitore Arsenali me 6 pikë është lider në grupin e tij. /Telegrafi/