Site icon Telegrafi

Arsenali e preferon Ancelottin para Artetas

Arsenali është në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Unai Emerys para pak ditësh.

The Gunners e emëruan në krye të skuadrës përkohësisht Freddie Ljungbergun, por që rezultatet e mira ende po mungojnë.

Skuadra londineze fillimisht interesohej për legjendën e tyre, Mikel Arteta, por tani situata ka ndryshuar.

Spanjolli aktualisht është ndihmës i Pep Guardiolas te Manchester City e që duket se do të mbetet aty.

Lexo po ashtu Evertoni mohon zërat se ka arritur marrëveshje me Ancelottin

Arsenali po interesohet më shumë për Carlo Ancelottin, që po ashtu u shkarkuar para pak ditësh nga Napoli.

City nuk  dëshiron largimin e Artetas, derisa ish-trajneri i Milanit, Real Madridit dhe Chelseat po kërkohet edhe nga Evertoni. /Telegrafi/

 

Exit mobile version