Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0.
Skuadra e Arsene Wenger ka treguar formë të mirë në ndeshjen e parë të vitit të ri, duke arritur një fitore e cila e dërgon në vendin e tretë të Ligës Premier.
Pjesa e parë i takoi në tërësi vendasve, të cilët arritën të gjejnë edhe golin me anë të sulmuesit francez, Olivier Giroud.
Giroud shënoi një supergol në stilin ‘Scorpion’ në minutën e 17-të, duke kaluar Arsenalin në epërsi dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shfaq lojën e vet, teksa gjeti edhe një gol me Alex Iwobin, gol ky që ishte i qetësisë.
Iwobi arriti të shënoj në minutën e 56-të, me kokë, pas një topi të asistuar nga një mbrojtës kundërshtar.
Deri në fund të takimit pati edhe shumë raste për skuadrën e Wenger, por pa arritur të konkretizojnë ndonjërën dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-0.
Në këtë ndeshje për 90-të minuta luajti Granit Xhaka, teksa Shkodran Mustafi e shikoi gjithë ndeshjen nga banka e rezervistëve. /Telegrafi/
Le but exceptionnel d'Olivier Giroud !
(🎥@SFR_Sport) https://t.co/970UnE3gtq— Tour du Football (@TourDuFootball) January 1, 2017
Iwobi goal 2-0 #arscry https://t.co/l6WyFdWFGf
— Wazobia Arsenal (@ArsenalWazobia) January 1, 2017