Telegrafi

Arsenali e nis me fitore – Lacazette shënon në debutim, Mertesacker rikthehet në fushë me gol (Foto/Video)

Arsenali e ka zhvilluar ndeshjen e parë në Australi, kundër Sydneyt me rezultat 2-0.

Topçinjtë u pritën nga 80 mijë tifozë që kishin mbushur stadiumin.

Per Mertesacker ka shënuar që në minutën e katërt të takimit.

Welbeck humbi një penalti penallti në pjesën e dytë në minutën e 56-të.

Lacazette debutoi me fanellën e Arsenalit në minutën e 68-të, ndërsa pas 15 minutash gjeti golin e parë.

Edhe Granit Xhaka kishte disa minuta në këtë ndeshje. /Telegrafi/


Formacioni i Arsenalit (3-4-2-1): Cech; Bielik, Mertesacker, Kolasinac; Nelson, Coquelin, Willock, Bramall; Ozil, Walcott; Welbeck. Zëvendësimet: Martinez 45, Lacazette, Giroud, Oxlade-Chamberlain, Iwobi, Monreal, Xhaka, Maitland-Niles, Elneny, Malen, Nketiah all 68.