Telegrafi

Arsenali e ngushton epërsinë e Tottenhamit me anë të Lacazettes

Arsenali e ka ngushtuar epërsinë 1-2 ndaj Tottenham Hotspurit në përballjen në kuadër të javës së karatët në Ligën Premier.

Spurs i shënuan dy gola ndaj Gunners me anë të Christian Eriksen (10’) dhe Harry Kanes (40’) nga penalltia.

Por, kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me epërsinë e Tottenhamit, Arsenali shënoi në sekondat e fundit.

Alexander Lacazette shënoi për 2-1 në minutën e 45+2, pas asistimit që pranoi nga Nicolas Pepe, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë. /Telegrafi/