Arsenali e ka ngushtuar epërsinë 1-2 ndaj Tottenham Hotspurit në përballjen në kuadër të javës së karatët në Ligën Premier.
Spurs i shënuan dy gola ndaj Gunners me anë të Christian Eriksen (10’) dhe Harry Kanes (40’) nga penalltia.
Por, kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me epërsinë e Tottenhamit, Arsenali shënoi në sekondat e fundit.
Alexander Lacazette shënoi për 2-1 në minutën e 45+2, pas asistimit që pranoi nga Nicolas Pepe, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/CFC_Khalz/status/1168196731080761345