Arsenali ka fituar derbin ndaj rivalit lokal Totenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Ishte minuta e 14-të e takimit, kur Hugo Lloris bëri një gabim trashanik, duke e futur topin në rrjetën e tij, nga një goditje e devijuar.
Topçinjtë vazhduan me presion të lartë ndaj Spurs, duke goditur shtyllën me anë të Thomas Parteyt (25’).
Leading by example pic.twitter.com/sls1xrzL6o
— Arsenal (@Arsenal) January 15, 2023
Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Bukayo Saka asistoi te Martin Odegaard, që realizoi për 2-0.
Në 45 minutat e dytë, pati angazhim nga dy skuadrat, mirëpo munguan golat.
Ishte minuta e 52-të, kur Ryan Sessegnon u gjend në zonë, por Aaron Ramsdale bëri pritje fantastike.
👏 @AaronRamsdale98 to the rescue!#TOTARS | @Arsenal pic.twitter.com/4cDiwacorU
— Premier League (@premierleague) January 15, 2023
Një mundësi të mirë e lëshoi edhe Nketiah (70’), me gjuajtjen e tij që u prit lehtë nga Lloris.
Granit Xhaka lëshoi një goditje të guqishëm në minutën e 80-të nga gjuajtja e lirë, por që ajo shkoi mbi portë.
Pas javës së 20-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 47 pikë, derisa në xhiron e 21-të e pret derbi tjetër, ai me Manchester United. /Telegrafi/