Telegrafi

Arsenali e dëshiron ‘Di Marian e ri’

Arsenali është duke e monitoruar mesfushorin e Legia Varshavës, Ondrej Duda, të cilin planifikon ta transferojë gjatë verës.

21-vjeçari, i cili po krahasohet me anësorin e Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria, kërkohet nga shumë klube angleze, por edhe nga klubi portugez, Sporting Braga.

Ai është transferuar te Legia në vitin 2014 dhe deri më tani ka regjistruar 56 paraqitje në ligë, ku ka shënuar nëntë gola.

Sipas Record, Arsenali, Tottenhami, Evertoni, Stoke City, Southamptoni, Newcastle Unitedi e West Hami – i duan shërbimet e futbollistit sllovak.

Arsene Wenger mendon ta përforcojë mesfushën ofensive gjatë verës dhe Duda është njëri prej të preferuarve. /Telegrafi/