Telegrafi

Arsenali duhet të ngrejë ofertën për Chamakh

Sipas Daily Mail, Triaud i ka bërë të qartë menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger, të ngrejë ofertën prej 6.5 milionë funtesh për sulmuesin dhe i ka kërkuar falje Steve Bruce pasi ka thënë se sulmuesi ishte shumë i mirë për Sunderlandin.

“Varet nga Arsene të përcaktojë çfarë dëshiron të bëjë. Ne gjithmonë kemi thënë se do ta dëgjojmë lojtarin, por jo në çdo gjë. Unë shpresoj të arrijmë një marrëveshje xhentëlmenësh”, ka thënë Tiaud.

“Gjithmonë ka qenë e qartë mes Chamakh dhe neve. Nëse ka ndonjë ekip në katërshen e madhe që interesohet për të, ne do ta shikojmë. Por në kuadër të kushteve që pranohen për Bordeaux”, ka shtuar francezi.