Arsenali do të jetë nikoqir i Leicester Cityt për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Të dy skuadrat i kanë publikuar formacionet për takimin që luhet nga ora 21:15 në stadiumin ‘Emirates’.
Për këtë sfidë, Mikel Arteta nuk mund të llogarisë në Callum Chambers, John Jules, Bernd Leno, Pablo Mari dhe Martinelli, që janë të lënduar.
❤️ Home again…
🔜 #ARSLEI pic.twitter.com/zcipEXnGAy
— Arsenal (@Arsenal) July 7, 2020
Në anën tjetër, Brendan Rodgers do të jetë pa, Ben Chilwell, James Maddison Ricardo Pereira dhe Amartey, që janë po ashtu të lënduar.
Formacioni startues i Arsenalit:Martínez; Mustafi, Luiz, Kolasinac; Bellerín, Ceballos, Xhaka, Tierney; Saka, Aubameyang, Lacazette.
Formacioni startues i Leicesterit: Schmeichel; Bennett, Evans, Söyüncü; Justin, Ndidi, Tielemans, Albrighton; Pérez, Iheanacho, Vardy. /Telegrafi/