Telegrafi

Arsenali do të luftojë për pozitat e para

 Topçinjtë janë katër pikë prapa pozitës së katërt, të cilën e mban rivali i tyre lokal, Tottenham, ndërsa në mars dy skuadrat do ta zhvillojnë derbin londinez, i cili pritet të jetë i rëndësishëm për këtë pozitë.

“Ndeshja ndaj Spursave do të jetë një derbi i madh. Ky takim zhvillohet në vend të tyre dhe mund të jetë vendimtar, por ne besojmë se kemi kualitetin që të jemi ku duam të jemi dhe do të luftojmë deri në fund të arrijmë atje”.

“Kualifikimi është gjë e madhe për ne, ne nuk mund të jemi jashtë Ligës së Kampionëve, sepse është gara më e mirë”, ka deklaruar Arteta. /Telegrafi/