Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë, raste, aksion dhe gjithçka nga të dyja skuadrat, por mysafirët shënuan dy gola, kundrejt një të vendasve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e dhjetë të ndeshjes dhe ishte Christian Eriksen, i cili kaloi ekipin e tij në epërsi 1-0 nga afërsia.
Tottenhami arriti të gjej edhe golin e dytë të ndeshjes, pasi në minutën e 40-të ishte Granit Xhaka, i cili shkaktoi penallti dhe Harry Kane shënoi për 2-0.
Kur skuadrat pritej të shkonin në pushim në skenë doli francezi Alexandre Lacazette (45+), i cili shënoi një gol të bukur për 1-2 pas asistimit të Nicolas Pepe.
Laca strikes late to halve the deficit 💪#ARSTOT
— Arsenal (@Arsenal) September 1, 2019
Në pjesën e dytë, Arsenali arriti ta kthej lojën në favor dhe të dominojë me raste, por edhe me gola.
Ishte minuta e 71-të e ndeshjes kur Pierre-Emerick Aubameyang u gjend mirë në zonë pas një harkimi të Matteo Goundouezi dhe barazoi gjithçka në 2-2.
Arsenali nuk i ndali sulmet deri në fund në kërkim të fitores dhe arriti edhe të gjej golin me anë të mbrojtësit Sokratis Papasthadopoulos (79′), por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it dhe ndeshja përfundoi me barazim.
Pas këtij barazimi, Arsenali e sheh veten në pozitën e pestë me shtatë pikë, ndërsa Tottenhami renditet i nëntë me pesë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë te Watfordi, ndërsa Spurs e presin Crystal Palacen. /Telegrafi/