Arsenali dhe Napoli besohet se kanë bërë oferta serioze për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.
Sipas Tuttosport, ofertat për lojtarin kanë arritur para hapjes së afatit kalimtar, ku edhe Napoli edhe Arsenali raportohet se kanë ofruar rreth 50 milionë euro për lojtarin.
Napoli po tenton që në ofertë të përfshijë edhe një lojtar, ku po përmendet si opsion Leonardo Pavoletti.
Nuk pritet që këto oferta të shqyrtohen nga presidenti i Torinos, Urbano Cairo, pasi që ai insiston se e shet lojtarin vetëm nëse vijnë oferta rreth 100 milionë euro.
Përkundër kësaj, priten edhe shumë oferta tjera për Torinon gjatë verës sa i përket sulmuesit, i cili prinë me 24 gola në Serie A këtë sezon në 27 ndeshje. /Telegrafi/