Lojtarët e Arsenalit kanë rënë dakord për një ulje të pagave pasi pranuar një ofertë për një bonus që do ta fitojnë në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediumit The Mirror, lojtarët e Arsenalit janë të vendosur për të rënë dakord për ulje prej 12.5 për qind të pagës – pasi iu ofruar një plan bonusi për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Ata do të marrin paratë e tyre të rimbursuara nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm – plus një bonus prej 100 mijë funtesh.
Dhe, për më tepër, atyre po u ofrohen 500 mijë secili nëse fitojnë Ligën e Kampionëve në vitin 2021 ose 100 mijë funte secili nëse fitojnë Ligën e Evropës.
Marrëveshja e krijuar së fundmi nga Arsenali do të thotë gjithashtu nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021-22, atëherë ata do t’i marrin të gjitha paratë e tyre.
Tani Arsenali është vendosur të bëhet klubi i parë i Ligës Premier që bie dakord për një ulje pagash, e cila do t’i shikojë ata të pajtohen me një ulje pagash prej 12.5 për qind për një vit të tërë, nga prilli i vitit 2020 deri në marsin e 2021. /Telegrafi/