Telegrafi

Arsenali dhe Interi përcjellin Higuain

El Digital de Madrid shkruan se menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, dhe ai i Interit, Jose Mourinho, që të dy janë të interesuar për argjentinasin.

Që të dy klubet kanë bërë pyetje për lojtarin, të nxitur edhe nga faktin se Higuain kërkon përmirësim të kontratës me Realin pas formës së shkëlqyeshme golashënuese këtë sezon.

Wenger do të mund ta kërkonte Higuain si pjesë e një marrëveshje që do të përfshinte lëvizjen e Cesc Fabregas në drejtim të kundërt./Telegrafi/