Telegrafi

Arsenali dhe City ndahen me barazim

Gjëja e cila tërhoqi vëmendjen më së shumti në ndeshje ishte rikthimi në Emirates Stadium i sulmuesit Emmanuel Adebayor, i cili u fishkëllye nga fansat vendorë. Në tentim për t’u hakmarrë për reagimin e Adebayor ndaj tij në ndeshjen e zhvilluar në shtator, Robin van Persie ndërhyri kësaj here ashpër ndaj ish-shokut të skuadrës, për t’u ndëshkuar me karton të verdhë.

Barazimi e nxjerr Aresnalin edhe matematikisht jashtë garës për titull, derisa City dështoi të shfrytëzojë shansin pas disfatës së Tottenhamit për t’u rikthyer në pozitën e katërt të tabelës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Dita u bë edhe më e zymtë për menaxherin e Cityt, Roberto Mancini, kur 15 minuta para fundit të ndeshjes Shay Given u largua nga ndeshja për shkak të një dëmtimi serioz në kraharor që mund ta mbajë atë jashtë ndeshjes vendimtare ndaj Tottenhamit më 5 maj. /Telegrafi/