Telegrafi

Arsenali dhe City me lista të gjata mungesash para derbit

Manchester City dhe Arsenali përballen në derbin më të madh anglez të kësaj jave.

Qytetarët e Mançesterit do të kenë mungesa të sigurta të Kompanyt dhe Gundogan për shkak të lëndimeve.

Sergio Aguero dhe Fernandinho janë të suspenduar për shkak të kartonëve, teksa Fabian Delph nuk është në formë.

Chuba Akpom, Santi Cazorla, Debuchy, Sanogo dhe Mustafi të gjithë janë jashtë duelit për shkak të lëndimeve, kurse në kohë s’ka mundur të rikuperohet Mertesacker dhe Welbeck.

Aaron Ramsey mbetet në dyshim, por nuk pritet që të performojë në këtë duel.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 17:00. /Telegrafi/