Site icon Telegrafi

Arsenali detyrohet të ndryshojë emrin e stadiumit për ndeshjen me Bayernin

Arsenali është detyruar që të ndryshojë merin e stadiumit për duelin që do ta zhvillojnë sot (e martë) ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

‘Topçinjtë’ hyjnë në këtë takim si favorit ndaj bavarezëve, ndonëse ata kanë humbur tri ndeshjet e fundit ndaj gjigantit gjerman me rezultat të përgjithshëm 5-1.

UEFA ka ndaluar tifozët e Bayernit që të marrin pjesë në ndeshjen e parë si dënim për hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë gjatë fitores me rezultat 3-1 ndaj Lazios një raund më herët.

Shumica e tifozëve që udhëtojnë mendojnë se ndeshja do të luhet në ‘Emirates’, por stadiumi në fakt do të mbajë një emër krejtësisht tjetër për këtë derbi.

Në kompeticionet evropiane, stadiumi quhet thjesht ‘Arsenal Stadium’ për shkak të një rregulli të UEFA-s që shumë pak njerëz e dinë.

Lexo po ashtu Gabriel Jesus ‘kërcënon’ Bayernin: Nuk jemi më fëmijë, tani jemi më të gatshëm

Rregullat e futbollit evropian nuk i njohin sponsorët e stadiumit për shkak të rregullave të tyre specifike sa i përket sponsorizimit.

Kjo rregull do ta prek edhe Manchester Cityn, pasi emri origjinal i stadiumit ‘Etihad’ do të zëvendësohet me ‘The City of Manchester Stadium’ për ndeshjen me Real Madridin.

Rregullat e sponsorizimit të UEFA-s kanë detyruar gjithashtu skuadrat që të shkurtojnë emrat e tyre në mënyrë që t’iu lejohet të garojnë.

Për shembull, Red Bull Salzburg njihet vetëm si FC Salzburg në garat evropiane dhe përdorin një stemë të modifikuar për të evituar thyerjen e rregullave strikte të UEFA-s./Telegrafi/

Exit mobile version