Telegrafi

Arsenali dështon të fitojë ndaj Sheffieldit

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Arsenali nuk ka arritur ta mposhtë Sheffield Unitedin (1-1) në stadiumin Emirates, edhe pse e pati epërsinë për një kohë të gjatë.

Mysafirët e patën rastin më të mirë në minutat e para përmes Lys Mousset, i cili goditi me kokë. Më pas, Granit Xhaka pati një shans të mirë, por goditi jashtë portës.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë. Një harkim të mirë nga Bukayo Saka e priti në zonë Gabriel Martinelli, i cili e shënoi golin e epërsisë (45’).

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë pati një moment të dyshimtë penallti pas një ndërhyrjeje në Nicolas Pepen, mirëpo pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari vendosi se nuk ishte penallti.

Topçinjtë vazhduan të rrezikonin, ndërsa Alexandre Lacazette ishte shumë pranë të shënonte pas ekzekutimit të një gjuajtje të lirë.

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, me goditjen e parë nga jashtë zona, John Fleck arriti ta barazonte rezultatin (83’).

Arsenali është i dhjeti në tabelë me 29 pikë të arkëtuara pas 23 ndeshjes, ndërsa Sheffield Unitedi pozicionohet në vend të shtatë me 33 pikë. /Telegrafi/