Telegrafi

Arsenali dëshiron të huazojë Huntelaar

London Evening Standard shkruan se topçinjtë janë në treg për një sulmues pasi Arsene Wenger është duke e planifikuar pjesën e dytë të sezonit pa sulmuesin Robin van Persie, i cili është duke u rikuperuar nga operacioni në gju.

Menaxheri i Arsenalit ka kthyer sytë kah Huntelaar, i cili iu bashkua gjigantit italian për 14 milionë funte nga Real Madridi në muajin gusht, por nuk po arrin të gjejë vend në ekipin e parë.

Trajner i kombëtares së Holandës, Bert van Marwijk, e ka paralajmëruar lojtarin se vendi i tij në kombëtare për Kupën e ardhshme Botërore do të jetë i kërcënuar nëse ai nuk luan rregullisht./Telegrafi/