Arsenali ka triumfuar 2-1 përballë Tottenhamit në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Topçinjtë e nisën furishëm derbin, mirëpo Spurs shënuan të parët.
Në minutën e 25-të, Son Heung-Min kaloi Tottenhamin në epërsi me një gol të bukur.
Por, në minutën e 40-të, fati ishte në anën e Arsenalit, pasi nga goditja me kokë e Gabriel, Dominik Solanke futi topin në rrjetën e tij.
Katër minuta më vonë, Leandro Trossard përmbysi shifrat në 2-1, me një asistim të Martin Odegaard.
Pjesa e dytë ishte e varfër për nga numri i golave, por nuk munguan rastet.
Arsenali e kishte sërish iniciativën, por nga fundi Spurs tentuan të merrnin një pikë, mirëpo pa sukses.
Pas javës së 21-të, Arsenali ka 43 pikë, katër më pak se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa në xhiron e dytë takohen me Aston Villan. /Telegrafi/