Të enjten, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës Evropiane në vitin 2021.
Dihet Barcelona dhe Real Madridi janë pro krijimit të kësaj gare, ndërsa Juventusi ishte së bashku me to deri në mesin e këtij viti, kur vendosi të tërhiqet.
Edhe pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, rivalë të shumtë me emra të njohur në botën e futbollit nuk po e përkrahin këtë ide.
E tani kundër kësaj ideje është edhe gjiganti anglez, Arsenal, që dikur ishte në mesin e themeluesve.
“Pozicioni jonë në lidhje me Super Ligën Evropiane nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të luajmë në garat e UEFA-s dhe do të vazhdojmë të punojmë me klube të tjera evropiane dhe me Asociacionin e Klubeve Evropiane (ECA)”, thuhet në komunikatën e Arsenalit.
Club statement
— Arsenal (@Arsenal) December 22, 2023
Janë mbi 20 klube që deri më tani kanë refuzuar të bashkohen me projektin e Superligës Evropiane. /Telegrafi/