Telegrafi

Arsenali deklason Fulhamin

Fulhami nuk kishte arsye pse të përqendrohej në këtë duel, për arsye se gjendet në një pozitë te mirë në tabelë dhe gjithë vëmendjen e ka në finalen e Europa League që zhvillohet më 12 maj në Hamburg.

Dueli përfundoi në pjesën e parë. Andrey Arshavin kaloi në epërsi Arsenalin pas 21 minutash lojë. Pesë minuta më vonë, rezultatin e dyfishoi i rikthyer Robin Van Persie. Për 3-0 në pjesën e parë u përkujdes Baird që shënoi autogol.

Një sezon relativisht të mirë të Arsenalit e kompletoi Carlos Vela pas asistimit të Samir Nasrit (84’).

Arsenali e përfundoi sezonin me 75 pikë në pozitën e tretë të tabelës së Ligës Premier, me ç’rast ka siguruar kualifikimin direkt për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/