Telegrafi

Arsenali bën transferimin e vitit, merr zbuluesin e Lewandowskit, Dembeles dhe Aubameyangut

Pasi i kaloi 10 vit te Borussia Dortmund, Sven Mislintat ka gjetur gjuhen e përbashkët me Arsenalin që të jetë kreu i skautëve. 

Klubi anglez vendosi që ta marr Mislintat duke ia paguar klauzolën prej 1 milion eurove.

“Jemi të lumtur që Sven u bashkua me ne”, ka thënë Wenger.

Gjermani me punën e tij ka arritur që të ofrojë në klubin gjerman Robert Lewandowski, Ousmane Dembele dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Dy fjalë të mirë për ish kreun e skautëve e ka edhe drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc.

“Ai ka bërë punë të jashtëzakonshme në Dortmund”.

“Këtë e morëm parasysh disa javë më parë kur Sven më njoftoi për dëshirën e tij për të pranuar ofertën e jashtëzakonshme të Arsenalit dhe ne nuk duam ta bllokojmë këtë mundësi”, ka thënë Zorc./Telegrafi/